|
Ndalnie llakerdine TopTan!
(Shkas prononcimi i
Hashim Thaqit per konfliktin e vitit 2001
dhe zgjedhjet lokale ne Maqedoni)
I nderuar, lider Ali
Ahmeti
E titullova kete leter
keshtu dhe kam bindje te thelle se
njerezit qe jane ne politike do te me
kuptojne drejte, pavaresisht nga ajo se ju
si do te me kuptoni. Me vete faktin qe ju
shkruaj, ju drejtohem juve, tregoj se sa i
“madh” jeni ju, ndersa sa i “vogel” jam
une. Ndaj nuk keni nevoje te prononcoheni
askundi ne lidhje me kete. Fundja, une kam
desht te jetoj dhe te jem shtetas britanez,
por me te drejte te mbaj edhe shtetesine e
Maqedonise, nese kete nuk ma merr ndonje
nga policet e partise suaj. Por, jam
thelle i bindur, se identitetin tim
shqiptar, te menduarit shqip dhe
reintegrimin e shqiptareve ne vlerat
kombetare, qofshin ne politike, ekonomi,
kulture, sport, etj., duke perjashtuar nga
ky koncept integrimin “integralist” te
ideologjise suaj, askush nuk mund te ma
marr, por jam edhe ne gjendje ta mbroje,
jo per karriere politike, jo per aleanca
te rrejshme, jo per t’i dhene jete
partneritetit iluzor ne Maqedoni, qofte
LSDM apo VMRO. Mua, tek e fundit, nuk me
duhet lufte te behem lider ne Maqedoni,
t’ua prishi rehatin fshatrave shqiptare,
t’ua burgosi bijte dhe bijat, por
çka
eshte edhe me dhimbshme, nuk me duhen
deshmore per karrieren time politike ne
Maqedoni, perkunder asaj qe une ne kete
leter prezentoje nje reintegrim tjeter per
shqiptar qe ka mund edhe pa lufte te
realizohet ne Maqedoni.
Ju, i nderuar, lider
Ali Ahmeti, e dini se kur ka veprime
politike nga lideret ne Kosove dhe
Shqiperi, gjithçka levize ne Maqedoni,
trazohet çdo gje, sikur kafshet dhe
insektet kur levizin para momentit te
termetit, pasi ata kane nje nuhatje
shqisore me te persosur se sa njerezit. Jo
rastesisht hazreti Sulejmani, mbreti i
Judes, bisedon edhe me bubrrecin,
pavaresisht sa i madh ka qene me mbreteri
dhe pushtet ky mbret i israileve. Kjo
levizje tregon diçka, paralajmeron nje te
vertete, por para se gjithash vet verpimi
i juaj, ngurrimi per t’u kunderpergjigjur
deklaratave te Hashim Thaqit, qofte kur
ato mund te mirren edhe si keshilla,
deshmon se koncepti i juaj integralist ne
Maqedoni eshte vetem pragmatizem, pamflet
i qenies me mentalitet defensive ne
politike dhe pa baze reale ne proceset
integruese globale ne bote. Me nje fjale:
ju, i nderuar, z. Ali Ahmeti, jeni i varur
nga faktoret politik ne Kosove dhe
Shqiperi. D.m.th., edhe ju e pranoni me
veprimet e juaja se nuk mund te kete
integrime parciale ngase logjika dhe
ligjet e natyres e deshmojne te kunderten.
Por keto doktrina “humbje kohesh” jane
qesharake kur u imponohen shqiptareve ne
Maqedoni, pasi qe ata natyralisht ne
proceset e reja kane filluar te shijojne
frytete e nje reintegrimi tjeter nga ky i
juaji. Por, une tani nuk dua ne kete leter
te ju informoj me teper per reintegrimin e
shqiptareve ne te cilin besoj une dhe
shume shqiptare. Sa per hyrje, une ju jap
nje shembull: shqiptaret si ne Kosove,
Shqiperi, Maqedoni dhe ane e kend botes
kane filluar reintegrimin e tyre si
shqiptar ta shfaqin permes mediave
elektronike dhe internetit, perkunder asaj
qe pronaret e tyre kane pengesa nga ujqte
e partise suaj, ose kushtezohen
(blackmail) per ta pasur ndonje integrist
joshqipfoles ne bord, qe eshte ne
kundershtim me logjiken e tregut dhe
proceseve globalizuese. Kete haraq me se
shumti jane ka e paguajne shqiptaret ne
Maqedoni… Per aspektin ekonomik do te ju
shkruaj nje here tjeter, te ju tregoj se
sa i madh jam une, e sa i vogel jeni ju,
nga fakti se mua nuk me jane dashtur
fondet e shqiptarise per te akomoduar
oreksin e jetes sime, pasi jetoj prej
djerses sime dhe jam krenar per punen qe e
bej…
Eshte fakt, zoteri Ali
Ahmeti, se vizita dhe prononcimi i Hashim
Thaqit ne Shkup per konfliktin e vitit
2001 nxori ne siperfaqe inatet dhe
konspiracionet e interesave miskine te
kampit politik shqiptare ne Maqedoni.
Derisa opozita, siç eshte rasti me PDSH-ne,
qe gjerat tani i sheh vetem bardh dhe zi,
nga inati i humbjes se pushtetit nga ju, u
perpoqen kesaj vizite t’i japin konotacion
politik ne luften partiake kunder jush, te
tjeret ndryshe e kuptuan liderin e PDK-se
Hashim Thaqi ne Shkup. Ndersa, ju, i
nderuar, ne vend qe prononcimin e tij t’a
kuptoni ndryshe nga opozita, ndryshe nga
te tjeret, te jeni autokritike, i
pergjegjshem dhe te kuptoni drejt mesazhin
e demokracise, ju, i nderuar, vrapuat te
lidhni aleanca aty per aty, te shkaktoni
mjegulle, te mospranoni realaitetin e
deshtimeve politike, nenvlersuat edhe
konceptin e juaj ideologjik “itnegralist”
dhe kerkuat mbeshtetje ke oponentet e
Hashim Thaqit ne Kosove. Tani ua perktheje
mesazhin e Hashim Thaqit edhe nje here, qe
nuk eshte asgje tjeter perveç se perkthim
bukfal, pasqyrim i formules “zbulim i
zbuluar” qe per çdo shqiptare eshte e
ditur dhe e qarte. Asnje aleance nuk
fshihet ne prononcimin e Hashim Thaqit
perveç hallit te vertete te shqiptareve ne
Maqedoni. A mos valle, ju i nderuar,
deshtet qe Hashimi te thote se per te
gjitha dukurite negative ne Maqedoni
pyetjet e shqiptareve duhet te adresohen
ke partia e Arber Xhaferit. Ose, te gjitha
anomalite qe kane ndodhur ne kohen tende,
duke filluar prej mashtrimeve,
maltretimeve policore, kidnapimeve,
burgosjeve, ndjekja e ushtareve te
ushtrise suaj, duke mos perjashtuar ketu
edhe familjet e tyre, pastaj vrasjet qe
kur nuk u ndriçuan, mos definimi i
statutit te invalideve te luftes,
papunesia e madhe e shqiptareve, etj.etj..
– te gjitha keto probleme, qe u krijuan me
ardhjen tende ne skenen politike si lider
ne Maqedoni, duhet te zgjidhen nga opozita
dhe jo pozita. Te mos hutoheni, shqiptaret
kane pyetje edhe per opoziten qe deri dje
ishte pozite, por pyetjet jane te natyres
tjeter, ndoshta keto pyetje ishin edhe nje
nga shkaqet e konfliktit te vitit 2001 se
shqiptaret nuk durojne arrogancen e te
medhenjeve lider ne fillim te shekullit
21…Kete e provoi edhe Berisha, por deshtoi
ne vitin 1997. E sheh, i nderuar, se ketu
edhe une jam i njejte me prononcimin e
Hashim Thaqit.
Ju, i nderuar, lider i
BDI-se, per marketing te zgjedhjeve lokale
ne Maqedoni, lejuat aktivistet e partise
suaj te manipulojne me posteret e Ramush
Haradinaj, ne kundershtim me porosine e
tij, me idealin e tij se Kosova eshte para
Ramushit, kurse ju vet vrapuat ne te
njejten kohe te “deshmoni” i pari
pafajesine e tij ne Prishtine. Askush nuk
beson se nje veprim i ketille i
aktivisteve te partise suaj i ben nder
Ramush Haradinajt dhe familjes se tij,
pavaresisht nga patriotizmi folklorik
primitive ne rruget e Shkupit. Juve edhe
nuk ju interesonte shume Ramush Haradinaj,
ngase u munduat te luani nje rol te
ndermjetesuesit, rolin e meparshem te
Xhaferit, rolin e kryeplakut te fiseve,
gjoja se mund te manovroni ne kete rol
krahas porosise se Sollanes “se cfare
qeverie i duhet Kosoves”, i cili qe ne
start ka qene kunder emerimit te Ramush
Haradinajt per kryeminister te Kosoves.
Kurse, nga ana tjeter, angazhuat ne
Maqedoni skoevcat per thyerjen e heshtjes
parazgjedhore ne zgjedhjet lokale, duke
mbushur webfaqen e juaj ne internet me
materiale propagandistike, pastaj
shfrytezuat MTV te plasoni fitoren e Hazbi
Likes para perfundimit te procesit
zgjedhor. Krejt kjo deshmon se demokracia
ne Maqedoni edhe pas konfliktit 2001 nen
udheheqjen tende eshte kuptuar mbrapshte,
kurse mjetet e informimit publik
shendrrohen ne kamxhik partiak, edhe ma
keq se ne kohen e komunizmit, ne kohen e
PPD-se, ne kohen e PDSH-se. Mua me vjen
shume keq qe informaten shqiptaret ta
marrin nga mediat joshqiptare, nga ata te
mesojne per ngjarjet ne vendin e
shqiptareve. E ju, i nderuar, si cdo here,
ishit ne Prishtine. Buqkovski ne Turqi dhe
Cervenkovski ne Israel. Edhe ne shtetet me
te zhvilluara demokratike nuk ndodhin
vizita zyrtare ne kohen e zgjedhjeve. Kujt
u munduat t’ia shitni keto marifete ne
Pazar? Do t’i kisha besuar demantit te
webfaqes suaj te publikuar nga Drenushi ne
internet sikur te mos ishte fotografia e
juaj me Bajram Kosumin ne Kosovapress. Pra,
ju qendruat ne Prishtine dhe jo siç
pretendojne skoevcat e partise suaj ne
internet. Eshte shume e vertete se Hashim
Thaqi nuk deshti te takohet me ju ne kete
moment te mjegullave politike ne Kosove.
Por kjo nuk do te thote se aga Abaz dhe
Kerçova, strehimorja e heroit tone Nuhi
Berisha, i kane dyert e mbyllura ne Kosove.
Ama, aga Abaz, i nderuar, e jo Ali Ahmeti
ne rolin e babadimrit te vonuar ne
Prishtine.
Ju, i nderuar, lider i
BDI-se, duhet ta dini se Kosova ka program
dhe ka udheheqes qe idealet e UÇK-se te
mos zbehen, te mos vihen ne pyetje,
pavaresisht spektrit te ndryshem politik
atje, dilemat nuk ekzistojne kur ne pyetje
eshte pavarsia e Kosoves, ndaj ata nuk
kane nevoje per asistencen tuaj
integraliste, siç ju e kerkoni prej saj
kur jeni ne situata te palakmueshme ne
Maqedoni, ose, te them me mire, vetem
integristet e partise suaj jetojne me
bindje se shqiptaret mund te ndahen ne
pro-Hashim dhe pro-Ramush, kurse
shqiptaret tjere nuk mendojne keshtu, por
edhe ju nuk mendoni keshtu, pasi edhe
Hashimi edhe Ramushi kane luftuar nen
betimin e amblemes se Ushtrise Çlirimtare
te Kosoves per ta larguar policine dhe
ushtrine e Serbise nga Kosova dhe per t’i
dhene vule proceseve globalizuese boterore
edhe ne kete pjese te Ballkanit. Ata nuk
jane shetitur zyreve te Millosheviqit dhe
oborreve te kishave te Italise. Kete i
madh e i vogel e di ne Kosove, edhe
atehere kur nuk votohet partia e Ramushit
ose partia e Hashimit. Por, kjo eshte
demokracia, percaktimi i qytetareve ne
zgjedhje, qe respektohet me te madhe ne
Kosove nga te gjithe…
Pra, i nderuar, erdha
te percaktimi, qe eshte norma e pare e
demokracise, qe buron nga koncepti i
lirise per te jetuar i lire, per te
zgjedhur ne jete, te quhesh Abaz apo te
quhesh Ali, e ju zgjodhet te quheni Ali
integralisti, te jeni lider i nje partie,
te jeni te zgjedhur, kurse une i lire ne
percaktim te zgjedh, te percjelle punen e
te zgjedhurve. Keshtu, edhe une e edhe ju,
pvaresisht nga percaktimet, para ligjeve
duhet te jemi te njejte, me te drejte te
japim vetem nje vote. Asgje e keqe ketu.
Mirepo, e keqja, ne realitetin e
shqiptareve ne Maqedoni, qendron kur
qytetareve u mohohet percaktimi, u
refuzohet liria per te zgjedhur, mbushen
kutit e votimeve, genjeshtra shitet si e
vertete, mjetet e informimit publik shqip
behen prone e partise ne pushtet dhe
qytetaret mbeten ne terr informativ.
Provohet edhe me e keqja, verdikti i
shqiptareve neper fshatra shitet TOPTAN si
ne kohen e Ali Babes ne Bagdad. Kjo keshtu
ka filluar te ndodhe ne kohen e Alitit, ka
vazhduar dhe eshte profesionalizuar ne
kohen e Xhaferit, kurse tani, ne kohen
tende, po legjitimohet, perkunder
“idealit” dhe luftes qe ju e zhvilluat per
“liri dhe te drejta me te medha” per
shqiptaret ne Maqedoni.
Doren ne zemer, zoteri
Ali Ahmeti, nuk eshte edhe krejt zi, keq.
Do te jem i marre nese nuk e pranoj se ka
edhe aspekte positive me ardhjen e juaj si
lider, por ju duhet te beni edhe me shume.
Nuk do te thote se ne te gjitha zonat
shqiptare veprohet keshtu ne zgjedhje. Nuk
veprohet keshtu atje ku ka zene rrenje
vetedija kombetare, kultura dhe shkollimi,
ku primare eshte shkenca, dija dhe puna.
Atje e paten kot edhe Aliti, edhe Xhaferi,
por edhe ju do ta keni kot nese e provoni.
Une ne kete shkrim e kam fjalen per
malesine e Sharrit, per nje pjese te
Kumanoves, rrethin e Shkupit dhe per disa
lagje te getoizuara shqiptare ne Shkup. E
kam fjalen per zonat ku varferia po merr
haraqin e vet, ku shkenca dhe puna jane
vetem enderr e parealizuar, ku vetedija e
shendosh kombetare, percaktimet
demokratike dhe proceset globale nuk jane
terminologji e fjalorit te perditshem, ne
vend te gjithe ketyre perdoret feja e
mullahave dhe qullahave, abuzohet nena dhe
femija, frikesohet dhe kercenohet
personeli edukativo-arsimor, votohet edhe
per te vdekurit dhe krejt kjo llakerdi
shitet TopTan nga mullahi ose qullahi, qe
ne kohen e kralit kane qene ne saff te
pare, ne kohen e Titos ne saff te pare, ne
demokracine e Alitit dhe Xhaferit vazhduan
prape te jene ne saff te pare, e po keshtu
edhe ne kohen tende. Ky fenomen dhe kjo fe
e mullahave dhe qullahave behet lehte
servile e partise ne pushtet, ndersa ata
te pushtetit e preferojne kete fe per
shkak se manipulimi dhe instrumentalizimi
i mullahave dhe qullahave behet veresi ne
emer te nje premtimi “udhetimi” per visen
false ne xhenet.
Dhe, ne fund, i nderuar,
ta kam drejtuar kete leter me shprese se
ju keni rastin te kapni trenin e fundit,
keni nje shanse historike, jo vetem te
nenshkruani kode te marreveshjeve per
zgjedhje te drejta dhe te lira, por edhe
te mos e pranoni fene e mullahave dhe
qullahave, qe deri dje ishin servilet e
atyre qe ishin para jush ne pushtet. Ju
takon tani juve, ne vend qe te shkoni e te
mirreni me “big politics” ne Prishtine, te
merrni Xhaferin per dore dhe te dilni ne
teren per çka edhe jeni zgjedhur, te
ndalni kete dukuri negative, te ndalni
votat TopTan dhe grindjet e panevojshme,
te betoheni se do te mbroni te drejtat e
gruas shqiptare ne percaktim, te mos
behemi objekt per te huajt se nuk e
kuptojme demokracine drejte, premtoni se
do te zhdukni bashkarisht varferine,
analfabetizmin, te ngritni nivelin
edukativo-arsimor, duke ofruar sende te
kapshme, vende pune, plasmane per shitjen
e prodhimeve te bujqeve shqiptare, ose te
gjeni fonde per stimulimin e fermereve
shqiptar, te hartoni plane per zhvillim
dhe jo te mirreni me hallet e Kosoves, se
askush nga Kosova nuk ju ka votuar, nuk ju
ka zgjedhur. Por edhe nuk kane nevoje. Ne
te kunderten, edhe ju nuk do ta keni larg,
njejte si ish komandanti, e te
deklaroni:”Si eshte e mundur ne lagjen
time, une mbeta me 300 vota, ku shumica
jane shqiptare, kurse Trifun Kostovski me
3000 vota.” Kjo duhet te na shqetesoje te
gjitheve? Vendonie gishtin ne koke, para
se te merrni ndonje pergjegjesi!
Musa Lamallari,
15. 03. 2005
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|