|
Kyçja, Çkyçja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit
(Shkas kercnimi i Ernad Fejzullahut,
anetar i Kryesise se PDSH-se)
Kur PPD u nda ne dysh
ne vitin 1994, frakcioni i saj me shtojcen
“SH”, qe kishte bekimin e apetiteve te
Sales se pare, per te subordinuar Tetoven
dhe Prishtinen, kryesine legjitime te
Nevzat Halilit e quajten “kryesi
tradhetaresh”, edhe pse kreu i saj kurre
nuk u shnderrua ne rolin e vojvodes apo
komitit ne mbrotje te Ilindenit. Kurse
berthamat e rezistences shqiptare te
formuara nga atdhetare shqiptare dhe te
perkrahura nga PPD, qe atehere ishte me
teper levizje shqiptare se sa parti,
Menduh Thaçi, i pari, dhe disa te tjere
pas tij, i quajten gardista te Nevzatit
dhe Mitatit ne sherbim te Beogradit. Tere
kete “zbulim te zbuluar”, siç do ta quante
Menduh Thaqi ne vitin 1993, do ta
ndihmojne edhe disa protagoniste tjere te
infiltruar ne berthamat e rezistences
shqiptare, ku nje prej tyre ka qene: Refet
Elmazi. Jo rastesisht afera e armeve ne
vitin 1993 shperthen me arrestime ne
Tetove dhe Gostivar dhe hallka e
arrestimeve nuk mund te kaloje ne qytetin
e Shkupit, por ndalet ne Dervend me
vrasjen e atdhetarit te shquar Halil
Gerqecit ne stacion te policise si
rezultat i dhunes nga mossuksesi i marrjes
se deklarates nga ana e tij. Zoti, e paste
ne meshire, Halil Gerqecin! Me urdher te
qendres, aktivistet nga Shkupi arrijne
shume shpejt t’i largojne nga Mqedonia dy
anetare te KMK-se pas deklaratave
kooperues te Refet Elamazit me organet e
sigurimit te shtetit te brishte
sllavo-maqedon ne formim, qe ate kohe pas
largimit te ushtrise serbe nga Maqedonia,
nuk kane pasur kapacitete ushtarake per
konfrontime me permasa te medha me
shqiptar, por edhe per shkak te faktorit
nderkombetar dhe nga frika e ndonje triki
befasues te gjeneraleve te Millosheviqit.
Per fuqine kombetare te PPD-se ne fillim
te viteve 90, me vone per media do te
prononcohet edhe vete Pavle Trajanov: “Ne
kemi pasur kontakte te vazhdueshme me
Menduh Thaçin per shkatrrimin e krahut
militant dhe te njesive paramilitare te
PPD-se. Nuk kemi dashur te shohim nje
parti te forte shqiptare ne formim te
shtetit maqedon”
Nga ajo periudhe e viteve te 90-ta dhe
deri me sot, ne kontekst te statusit te
shqiptareve ne Maqedoni nuk ka levizur
asgje ne drejtim te kerkesave te
formuluara ne vitin 1990 nga levizjet e
para politike shqiptare. Ka pasur zig-zage,
tensione, kriza, ndryshime ne struktura
partiake, ne sistem, hap pas hapi, jashte
sistemit, helmime, idesh krizash, rrahje,
burgosje, vrasje, taktika politike,
marreveshje fisesh, koalicione parimore,
joparimore, lexime dosjesh nga nje grup,
pajtim elitash, grupeve te interesit, ka
pasur edhe konflikt, kryengritje, lufte,
por diçka substanciale qe shqiptaret te
jene bartes te plote te sovranitetit te
Maqedonise: JO. Faji per kete JO te madhe,
kur Maqedonia ndertoheshte si shtet unitar
nen komande vetem te sllaveve maqedon,
eshte tek politikanet shqiptare qe pranuan
shkatrrimin e partise levizje ne fillim
dhe kerkesat legjitime te shqiptareve i
margjinalizuan per akomodim te grupeve te
tyre te interesit afatshkurter ne politike
dhe, ne emer te ketyre interesave, luftuan
pameshirshem çdo mendim opozitar shqiptar
duke perdorur shpifje prej me te
ndryshmeve. Me e keqja ne gjithe keto ka
qene kur punesimet partiake jane shitur si
realizim te kerkesave te te drejtave
politike te shqiptareve ne Maqedoni. Qe
hipokrizia te behet edhe me e madhe dhe
shume e padurueshme, ishte kur partia e
Ali Ahmetit, si parti e dalur nga lufta,
filloi t’i adaptohet lojes se meparshme te
lypesit, me takon kjo e drejte, ky punesim,
kjo drejtori, deri sa moren edhe guximin
per te derdhur djersen e fondeve te
diaspores ne themelimin e degeve ne Shtip,
duke harruar luften, invalidet e luftes,
te burgosurit shqiptare dhe gjithnje gojen
plote e perplote: MARREVESHJA E OHRIT.
Kjo eshte nje hyrje e vogel, e shkeputur
nga ditari im i asaj periudhe, per t’u
pergjigjur ne kercnimin e anetarit te
Kryesise se PDSH-se, Ernad Fejzullahut:
drejtuar veprimtarit te shquar te çeshtjes
shqiptare, Mr. Bardhyl Mahmutit, dhe
postuar me “lezet” ne web faqen e tyre
Zyrtare “Gurra” ne internet. Arsyet pse
une reagoje jane te natyres te se drejtes
njerezore per te qene zot, siç ju thote
Bardhyli qytetareve shqiptare ne Maqedoni.
Asnje politikane deri sot nuk e ka perdor
fjalen zot per qytetaret shqiptare, pasi i
kane konsideruar vetem turma dhensh qe
mund t’u vidhet vota e tyre e lire sa here
qe te kene deshire dhe vete ata te
zgerdhihen te nesermen para kamerave
sikurse ska ndodhur asgje. Ne demokraci
politikanet shqiptare duhet te jene te
pergjegjshem para se ta leshojne fjalen ne
leter per opinion. Fjalet me irituese dhe
teper armiqesore ne forme kercnuese ne
shkrimin e Ernad Fejzullahut, jane fjalet
“qyqja pa fole”, “tekerlek” dhe “do te
kesh pak telashe” E para, i konteston
vendin e lindjes nje veprimtari shqiptar,
e dyta, i tregon se ne PDSH ende vazhdon
te luhet tekerlek me kokat e njerezve, dhe
e treta, paralajmeron telashe per te
padegjuarit. Tre fjale, tre simbole dhe
nje TRINI. Njeshi ne tresh dhe treshi ne
Njesh, te ruhet Puti i idolatrise materile
i riprodhuar ne kokat e servileve te
PDSH-se qe nga viti 1993. Jo Ernad,
gjithashtu JO edhe ata qe te rrin ty mbas,
nuk eshte ashtu, nuk eshte koha e 93-se,
as e 97-se dhe as e vitit 2000. Per fatin
tend te keq nuk jane edhe njerezit e
njejte.
Kyçja e Mr. Bardhyl Mahmutit ne Maqedoni
dhe rreshtimi i tij ne perkrahje te
PDSH-se si opozite ne fushaten elektorale
2006 ka qene dhe duhet te kuptohet si
vlere demokratike, qe nje veprimtare
shqiptare si Bardhyli merr guximin qytetar
te vendohet ne anen e te dobetit per shkak
te politikes joproduktive integruese te
Ali Ahmetit. Angazhimi i tij dhe
marreveshjet paraprake per te krijuar nje
bosht demokratik kane qene me kreun e
PDSH-se dhe jo me ty, o Ernad Fejzullahu.
Bardhyl Mahmuti nuk ka pasur bagazh te
servilizmit dhe krimit ne Maqedoni, sikur
e ke ti, o i mjere, me rastin e Kondoves
ne vitin 2000. Mos e harro kete! Askund
nuk mund te hasish se Bardhyli ka
propaguar se eshte anetare i Kryesise, as
nuk ka pretenduar per poste: qofte te
deputetit, qofte qeveritare. Te gjithe ata
qe vizitojne faqen e Bardhylit ne internet
www.bardhyl.com do te shohin deklaraten e
tij se perse u angazhua ne fushaten
elektorale 2006. Kurse une kam votuar per
PDSH-n per ta denuar inferioritetin e Ali
Ahmetit karshi probatimit Branko dhe pse
per ty dhe per qiftat si ti nuk e ka bere
nje komision hetimore per t’ju nxjerr
perpara drejtesise si pergjegjes kryesor
me rastin e Kondoves ne vitin 2000. Ti
forte mire e di se çka ju ke thene
shkupjaneve tek shkallet e zyres se
PDSH-se. Kete do ta kesh bagazh deri ne
diten e Gjykimit. Ne momentin kur shpirti
yt do te ballafaqohet me dy engjujt
trishtues. Aty do te jesh vet dhe nuk do
ta kesh prane PDSH-n. Ndaj, kercnimi yt
ndaj Bardhylit dhe fjalori i ulet eshte
vetem i yt, jo i PDSH-se. Vdiq koha kur
pergjegjesit ia apostrofoni organeve te
partise. Askund ne intervisten e Bardhylit
ne Alsat nuk e gjene nje akuze me te vogel
per anetaresine ose krejt Kryesine e
PDSH-se, nuk gjene pergjithesime, por
permend disa persona, ku nje prej tyre je
edhe ti. Bardhyli ne Alsat flet per
fenomene dhe hendikepet e PDSH-se ne
qeverine e Gruevskit. Nuk e pranon teorine
e 11 deputeteve si arsye te mos realizohen
premtimet paraelektorale te PDSH-se nga
frika se Gruevski mund ta marr Ali Ahmetin
dhe Ermira Mehmetin ne qeveri. Askund nuk
thote se largimi i tij eshte i lidhur me
rastin e ministrit Ilirian Beqiri. Ai
thote, “me vjen keq pse nje praktike e
ketille ndodh tek subjekti politik
shqiptar si ne te kaluaren”, bene
krahasime sikur dikush te pergatit neser
nje drame komike, ose cullakhane per
Millosheviqin dhe ta shesin si vlere arti
tek shqiptaret qe akoma presin te dijne
per fatin e mijera shqiptareve te vrare me
urdherin e tij. Sikur ti qe e jep nje
version per largimin e Bardhylit,
bashkeveprimtaret, shoket dhe diaspora
shqiptare me kohe kane qene te informuar
edhe per kyqjen e Bardhylit ne fushate te
PDSH-se edhe per çkyqjen e tij sot.
Shancen e patem te kthehemi te gjithe nga
e mbara, duke ua falur juve gjynahet dhe
duke ja ulur Ali Ahmetit kibrin e Titos,
vetem per hire qe subjekti politik
shqiptar te mos fragmentarizohet edhe me
shume se sa eshte aktualisht. Por, nje ta
dish, ne te gjitha keto te keqija, ne
rrenjet e tyre ia nis e mira dhe
rimekembja, por pa ty dhe pa sojin tend, o
Errnad Fejzullahu.
Nese lezeti yt eshte te jesh ne kryesi te
PDSH-se dhe Iranin ta quajsh shtet
diktatorial, pa dyshim ti tregon dhe
verteton arsyen e Bardhylit se çfare
xhahilash mund te kete ne Kryesi te
PDSH-se. Krejt te keqijat mund te jene ne
Iran, por Irani nuk eshte shtet
diktatorial. Raporti i fundit i Bekerit
rekomandon dialogun dhe pranimin e Iranit
si lojtare kryesor per paqe ne Lindjen e
Mesme. Mos e harro rekomandimin e aleateve
tane perendimore per udheheqesit ne Kosove
te kontaktojne me lidhjet e tyre vete
Iranin, Libine, Qatarin dhe Marokon ne
favor te rezolutes se pavaresise se
Kosoves. Ti je i pa cipe dhe stapiqe
banderi ne dije, o i mjere i kryeservileve
te mjere ne lezetin Havije. A e di ti cka
eshte Havije?
Nese ti i thua gazetarit shqiptar
“bukurosh” ne thonjeza, atehere nxjerre
suratin tend ne siperfaqe te shohim
bukurine tende karshi gazetarit te Alsatit.
Ç’lidhje ka intervista e Bardhylit ne
Alsat me perkrahjen qe ky medium i ka bere
kampanjes se BDI-se. Eshte e drejte e
Alsatit se kend e perkrah, sikurse qe
eshte obligim etik profesional te
informojne drejte. A mos endrrove se me
futjen ne qeverine e Gruevskit do te mund
te perzihesh edhe ne politiken redaktuese
te Alsatit? Ky eshte mjerimi yt qe ti nuk
e kupton, ndaj ke mbetur te sillesh
verdalle rreth pordhave te Latasit ne
Sitel. Ne gjithe kete mllef sarkastik qe
ti e shpreh per gazetarin shqiptar duke
perdorur thonjeza, tregon se ti ne gjen e
ke te fshehur vesin e keq te popullit te
Lutit: perfiditetin seksual.
Ç’kyçja e Mr. Bardhyl Mahmutit duhet te
kuptohet poashtu vlere demokratike. E kam
percjellur me vemendje intervisten e tij
ne Alsat. Askund Bardhyli nuk ka permend
fyerje, shpifje, shantazhe per PDSH-n.
Nese Bardhyli flet per mospermbajtjen e
premitmeve nga Mendu Thaci, nuk flet per
qyqet pa fole ne shqiptari, nese Bardhyli
flet per servilizem partiak, nuk flet per
korrupcionin dhe vijat familjare te Menduh
Thacit ne biznes, nese Bardhyli permend
treshin dhe emrin tend, nuk flet se ka me
ua cuar kokat tekerlek, nese Bardhyli flet
per anetaresine e shkelqyeshme te PDSH-se,
nuk flet per krimet dhe banditet qe ua
kane zene bishtin me dore si ne kohen e
paraluftes. Nese Bardhyli flet per te
punesuarit e BDI-se, qe largohen nga
vendet e punes si rezultat i revanshizmit
partiak per t’ia bere qejfin Gruevskit,
verteton se angazhimi i tij ne fushate ka
qene vetem reagim kunder krereve te BDI-se,
qe nisen lufte ne emer te idealeve
kombetare dhe perfunduan ne preher te
probatimit Branko, duke lene nje varg
problemesh te pazgjidhura, sic jane
deshmoret, invalidet dhe statusi i
luftareve, por me teper duke pranuar
Maqedonine si shtet unitarist. Nese doni
te keni parti me servile rreth e rrotull,
me vazhdimesi te se vjetres, autoritare,
Bardhyli u thote, “urdheroni, ecni perpara,
por jo edhe une ne te”. Nuk ua konteston
aspak te drejten juve qe me vetedeshire
keni zgjedhur te mbeteni thundrrinat e
fundit te vasalitetit te Ilindenit. Por
kesaj radhe kjo e keqe ka per t’u luftuar
ndryshe. Kane per te dalur gjitha gjynahet
ne shesh, do te flitet haptazi para
qytetareve shqiptar per 17 vjetet e fundit
ne Maqedoni. Do te kerkohet llogari pse
kryesia e Nevzatit u quajt kryesi
tradhetaresh, kur Nevzati asnjehere nuk
eshte shnderruar ne vojvode si Mendu Thaçi
dhe komite si Ali Ahmeti. Kur te mblidhen
te gjitha keto GRUMBULL: nuk shoh qe ka
ndryshuar dicka substanciale per
shqiptaret nga 93 ne favor te
“atdhetarizmit” te premtuar te Menduh
Thaqit dhe “çlirimit kombetare” te Ali
Ahmetit ne vitin 2001. Niqahet nuk jane te
perhershme, votat e qytetareve nuk jane
prone e askujt. Ne demokraci nuk vlejne
niqahet, vlejne premtimet dhe permbushja e
tyre nga premtuesit. Bardhyli ka bere mire
qe eshte larguar dhe prononcuar publikisht.
Nuk e ka vendin te vojvodat dhe komitat e
Ilindenit.
Kur Bardhyli flet per intelektualet
shqiptare, per energji te reja krijuese,
qe jane margjinalizuar nga politikat
joproduktive, nga xhandaret partiak,
tregon largepamesi dhe shqiptaret i sheh
te barabarte me te drejta per t’u
kandiduar ne çdo instance organizative
partiake. Edhe pse flet ne superlative per
Arber Xhaferin, shpresat e shqiptareve dhe
ardhmerine e tyre nuk e mbeshtet ne
individin: Xhaferi. Bardhylit nuk i
nevojitet Gjergj Elez Alija per tia
mbuluar gjynahet politike dhe “bizneset me
derivate nafte dhe cigare”. Kurse
bardhylat tjere shqiptare nuk jane Ali
Ahmeta me i hanger forat e predikuesve te
Gjergj Elez Alijave ne Maqedoni. Nese
doreheqjet shihen si akt moral per
ndalimin e shfaqjes se Titos, poashtu
njejte duhet te kete doreheqje morale per
mos realizimin e premtimeve brenda 60
diteve. Bardhyli flet per bashkim, per
raporte te reja me palen sllavo-maqedone,
per relaksim brenda politikes shqiptare,
per demokratizim te partive, per fuqi te
reja qe mund ta ecin procesin perpara ne
te drejta politike dhe jo qytetare.
Bardhyli eshte autokritik ne Alsat dhe
tregon realitetin shqiptar ne Maqedoni.
Intervista e tij tregon se duhet te kete
demokratizim te partivive shqiptare:
angazhim te intelektualeve, masa kritike
per fenomenet politike, qe nuk do te jene
predhe e xhandareve partiak. Por me teper
ne kete interviste kuptojme se te
arriturat e qytetareve jane merite e tyre
dhe jo e politikaneve qe kane prashitur
per 17 vjete. Eshte e vertete se disa
projekte te realizuara gjate ketyre 17
vjeteve jane projekte te qytetareve (intelektualeve)
shqiptare (jopartiak) te inicuara si ide
ne levizjet e para politike shqiptare ne
Maqedoni, por qe rangohen si te drejta te
qyteatreve dhe jo te drejta politike ne
shtetet demokratike ku ekonomia zhvillohet
ne baze te logjikes se tregut dhe nevojes
se qytetarit. Merrnie si shembull Nota
Festin, UT, Sharri Kendon, TV private,
gazetat private, Ditet e Naimit, Teatrin,
botuesit privat, etj, te gjitha keto jane
inciativa dhe organizime te qytetareve dhe
intelektuleve shqiptare te hudhura si ide
qysh ne fillim te pluralizmit politik ne
Maqedoni. Me humbjen e levizjes shqiptare
ne PPD dhe me instalimin e luftes partiake
me vone, keto organizime te qytetareve nuk
kane pasur nje zhvillim normal per shkak
te kusuritjeve partiake te lidereve dhe
oligarkive te tyre ne terren per mbulese
te deshtimeve te tyre ne planin e te
drejtave politike te shqiptareve ne
Maqedoni. Do te sjelli dy shembuj:
Frakcioni i PPD-se me shtojcen “SH” ne
fillim karrieren e tyre e mbeshteten ne
atdhetarizem, kriza politike, ne flamur,
ne UT dhe kur erdhen ne pushtet perfunduan
me nje surrogate te UT-se, qe quhet
universitet i Shtullit me disa punesime
partiake, qe u plasuan si te drejta
politike per te fshehur monopolin e
biznesit ne emer te partise dhe ne kurrize
te qytetarit shqiptar. Eshte fakt se
privatizimi me i madhe i sipermarrjeve
publike ka ndodhur ne kohen e paraluftes
ne Maqedoni, ne kohen e qeverise
Georgievski dhe PDSH-se. Ne ate kohe
qarkullonte nje anekdote ne Shkup. Dikush
e ka pyetur nje te punuesuar ne toaletin
publik te Bit Pazarit: “Kush te punesoi ty,
or vella? Ai pergjigjet:”Elham Zotit,
partia e Menduh Thacit” Shembulli i dyte
eshte i BDI-se. Kur keta vijne ne pushtet,
duke i marr votat si krah lufte, duke
menduar se edhe Nota Festi eshte pjese e
emerimeve te qeverise, turre e huxhum tek
Keshilli i Nota Festit: “Mevlan, na jep
vulat se tash ne kemi fituar!” Paramendo
nese gjaku i shqiptareve ne Maqedoni ne
vitin 2001 eshte derdhur per me i marr
vulat e Nota Festit! Kjo eshte nje
tragji-komedi e partive shqiptare kur
lejojne te perzihen te drejtat qytetare me
te drejtat politike te shqiptareve ne
Maqedoni.
Kyçja, çkyçja dhe beteja e Mr. Bardhyl
Mahmutit tregon ndarjen e ketyre dyjave,
kerkon ndertimin e raporteve te reja ne
shtet, pasi qe, edhe pas Marreveshjes se
Ohrit, Maqedonia perseri ne Washington
quhet FYROM dhe si e tille ka mbetur me
gjenratore per riprodhim krizash ne proces,
i cili akoma s’ka perfunduar. Kur jemi te
procesi, beteja e Bardhylit, ju tregon
shenjat e krismave. E ato veç jane:
presidenca e Cervenkovskit perjashton
komitet e Ali Ahmetit, kurse Gruevski luan
majtap me vojvodet e Menduh Thaçit.
Ndryshime do te kete dhe ndryshimet do te
jene te medha ne shqiptari. Nje here kam
thene ne vitin 1994: qofshin shtate vjete
sa shtatedhjete vjete dhe shtatedhjete
vjete sa shtate vjete. Por gjithnje, nuk
jam i obliguar tua tregoj detajet, pasi po
shpifni dhe po kercnoni per hire te
majtapizmit!?
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|