Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

 
 

www.musalamallari.com
Forumi im nė AlbaNur
Ju tė nderuar miqė dhe lexues shqiptar keni mundėsi tė shkruani pėrshtypjet e juaj duke klikuar kėtu..>> Ose, ju mund tė leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim nė AlbaNur
Ju mund tė mė ndiqni edhe nė profilin Tim.Shkupi nė Facebook

Nga origjina
Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike
Burmali Xhamia dhe fundi i Politkes pakurrizore Shqiptare
Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Reeker ne Maqedoni
Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit
Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra
Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit
Partneriteti Iluzor ne Maqedoni
Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

Shkupi ėshtė shpirti dhe gjaku yt qė nuk falen lehtė!
 
Ju mund tė kėrkoni materiale tjera nė AlbaNurGoogle!

Per origjinen
Nga Parisi pėr rrėnjėt malsore tė familjes Lamallari
 

 

Pėr mė tepėr shkrime nga Musa Lamallari, kliko Kėtu!

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosovė - Maqedoni dhe folklorit...

 

Fshati Mjak, njė herė ne komunen e kacanikut, pastaj te Gjilanit dhe tash te Vitise, eshte nje fshat me traditat te forta kombetare, ku kenget kreshnike kane qene shkolla e pare per cdo brez per te njohur historine dhe lashtesine e shqiptareve ne trojet e Ilirise. Fshatin Mjak nga Tanusha legjendare e luftes se vitit 2001 e ndane vetem nje perrue e vogel. Per dallim nga Tanusha, qe pas luftes se dyte boterore me force e detyruan te mbetet nen jurisdikcionin e sllaveve, qe e moren pushtetin me ndihmen e serbeve te Beligradit ne Shkup, fshati Mjak me kembengulesine e tyre fale rebelimit te Ramadan Mjakut (1920 -1982), nje ish-luftetar i cmuar kunder komunisteve te Titos, dhe parise se fshatit te udhehequr nga Selman Mjaku, Zeq Mjaku dhe Adem Mjaku, etj. arriten qe fshatin Mjak ta mbajne jashte jurisdikcionit te sllaveve te Shkupit, kurse Ramadan Mjaku per te mbrojtur fshatin nga persekusionet e ndryshme sllave dorezohet ne Viti dhe denohet me 7 vjet burg. Ndaj kur permendet edhe sot demarkacioni i kufirit mes Maqedonise dhe Kosoves, nder shqiptaret e kesaj ane, qe sot jane kudo, ne shqiptari dhe diaspore, ngjalle neveri, siklet, kujtesa te historise nga e kaluara e larget dhe e afert. E historia e aferte eshte lufta e vitit 2001 ne Maqedoni dhe krismat e para ne Tanushe kunder marreveshjes sllave mes Beligradit dhe Shkupit, mes Borisit dhe Gjingjiqit, kurse me e keqja ishte heshtja e kuazi-patrioteve shqiptar, qe per komoditetin e interesave te tyre miskine e votuan kete marreveshje ne Parlamentin e Maqedonise. Kjo histori eshte keshtu dhe nuk eshte ndryshe dhe nuk ka ikje nga pergjegjesia historike e ca lidereve shqiptar kur ne pyetje eshte ndarja e kesaj ane me kufij artificiale mbi kurrizin e shqiptareve, te cilet dem baba dem nuk kane njohur kufijte e askujt ne keto ane. As statusi i Kosoves, as fitorja e Pirros e disa shqiptareve per nje kthese tjeter ne qeverine sllavo-bullgare, as grupi negociatore i Kosoves nuk do te mund te mposhtin vullnetin e shqiptareve te kesaj ane qe te jene te bashkuar nen nje jurisdikcion qe e ka emrin VETEVENDOSJE. I vetmi politikan eshte Albin Kurti qe me se miri e ka kuptuar kete histori dhe i vetmi eshte ai qe e shpjegon me se miri kolonizimin e ri te tokave shqiptare nga UNMIKU ne interes te kolonisteve te ri serb dhe drojen e UNIMKUT per te mbetur sa me larg nga keto zona, por duke zgjeruar komunen e Kllokotit pameshirshem dhe me pelqimin e grupit negociatore kosovare.

Gjitha historite dhe luftat e shqiptareve me se miri jane ruajtur nen ritmin e tingujve te telave te ciftelise dhe sharkise. Vetem per nje arsye: nen ritmin e artit te folklorit burimor shqiptar nuk ka kompromise te pista. Nuk ka interese te grupeve politike, te partive, nuk ka korrupcion, krim te organizuar, nuk ka vend qe turpi, krimi, dredhia dhe tradhetia te shperblehen dhe te glorifikohen ne telat e ciftelise dhe sharkise. Pasi kjo eshte keshtu, vetvetiu kuptohet pse ne kohe te veshtira folklori yne burimor vendin e lirise se shprehjes e ka gjetur neper odat shqiptare, qe ndryshe sot mund te kuptohen oda te opozites, kundershtimit me politikat aktuale qe kane qene politika kompromisi ne dem te shqiptareve. Keshtu qe akuzat e te ashtuquajturve modernista se ne vuajme nga politika folklorike jane te pa baza, jane teper delitante dhe mohim i te vertetave historike te shqiptare.

Edhe ne luften heroike te komandantit tone legjendar Adem Jashari kenget kreshnike jane kenduar nen tingujt e krismave te arsenalit te armeve te tij. A nuk ka qene ky qendrim i komandantit tone legjendar nje opozite e kulluar dhe burimore shqiptare, nje kundershtim i politikes defitiste te Prishtines, e pritjes, e kompromiseve? Pushka e tij u be pushke e lirise, kenga e tij folklorike ndryshoje realitetin e historise ne tere shqiptarine, kurse Kosoven dhe ceshtjen shqiptare e futi brenda cdo kancellarie Perendimore qe do zgjidhje te natyrshme dhe jo artificiale.

Ne kete synim folklori shqiptar i rapsodeve tone nuk eshte abstrackt, eshte konkret dhe prek poret e realitetit te jetes se perditshme te shqiptareve, per dallim nga politikanet tane qe jane abstrakt, jane ne hene me politikat e tyre dhe larg nga nevojat e jetes se shqiptareve. Folklori shqiptar nen ritmin e tingujve te telave te ciftelise dhe sharkise duke kujtuar historine dhe trimerine shqiptare kane nxjerr heronjt tone te ri dhe jo politikat djathtas dhe majtas.

Keshtu vellezerit Esat dhe Murat Lamallari, por edhe te tjeret rapsode, mua ma sjellen ne kujtese nje histori, pasi vete rapsodet kane nje mije e nje arsye te kultivojne kengen nen ritmin e tingujve te ciftelise dhe sharkise. Te kendojne kengen burimore si e njohin shqiptaret dhe jo shqiptaret politike.

Kenga "Dert mbi Dert" nga vellezerit Lamallari
Libra tė Botuara nga Musa Lamallari
Tė nderuar miqė,

Arkivin e Web Faqes sė Musa Lamallarit. AlbaNur ka arrit tė mbledh disa nga shkrimet e tij tė botuara, kurse tė tjerat jemi ka i kėrkojme. Gjithashtu, jemi ka punojmė qe t'i botojmė nė kėtė web faqe edhe dy librat e botuar nga ky autor, i cili ka vepruar dhe shkruar gjatė kohės kur populli ynė ka pasur nevojė mė sė shumti pėr njė ngritje fetare dhe kombėtare. Kurse tani si njė nga drejtuesit e AlbaNur pėrpiqet ta bėjė tė njejtėn permes teknologjisė sė internetit.

2001 Fundi i Botes

 

Ky libėr ėshtė shkruar nė vitin 1996 nga Musa Lamallari. Libri ndahet nė 7 kapituj dhe nė secilin kapituj trajtohen tema interesante, ku autori mundohet tė tregojė disa kronologji tė ngjarjeve qė kanė ndodhur apo priten tė ndodhin...  

 

Ju kėtė libėr mund ta lexoni poashtu FALAS.


Hisoria e Fese Hyjnore

 

Sipas recenzimit tė Dr. Ferid Muhiq "Ky libėr i autorit, Musa Lamallari, paraqet praktikisht prezentim tė parė sistematik nga fusha e Historisė sė Feve nė hapėsirėn e Republikės sė Maqedonisė, si nė gjuhėn shqipe, ashtu edhe nė maqedonishte...>>

 

Kėtė libėr shqip nuk e kemi nė arkivin tonė, mund ta gjėni vėtėm nė Biblioteka!

 
 
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Albanian Hotels

Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat Humor | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare | Shitblerje

Regjistrohu FALAS ne AlbaNur Forum

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker