|
Dinsezat dhe sojsezat e marrum ne diten e
Pazarit
Alija, te qane diten dhe te vret naten,
Thaci, kur e sheh se ka bute najkund, i
ndersen kopuket dhe gazuzaxhit, e ky
Veseli, pa kurriz e mban konopin, edhe per
njerin, edhe per tjetrin. Te tre e kane
kuptuar se menyra e vetme me qene pjese e
pushtetit te Krusheviqkes eshte kercnimi,
dhuna dhe likuidimi i shqiptareve.
Partite qe perfaqesojne
shqiptaret ne Parlamentin e Shkupit jane
ne nje labirinth qe prej kohesh e kam
quajtur Krusheviqka, ku Thaci dhe Alija me
konopin Veseli bejne lufte te pakompromist
kush me teper do te behet: Piti Guli. Kjo
eshte shume keq. Katastrofe. Keshtu kam
pas reaguar kunder te dyve kur sulmuan
levizjen Vetevendosja te Albin Kurtit me
10 shkurt 2007. Tre protagonistet e kesaj
loje Krusheviqka jane komplet ne sherbim
te qeverise untariste te Shkupit, e cila
asnjehere s’ka bere pune te hajrit per
shqiptaret, edhe pse aty ka pasur
shqiptare. Pak ka rendesi se kush eshte ne
krye te kesaj qeverie: Gruevski apo
Cervenkovski. Ajo eshte qeveri unitariste.
Shpresa e shqiptareve u ngjalle pas lufte,
por megjithate mbeti vetem shprese me
rrena se kemi fituar lufte, jemi te malit,
kurse njerzit e malit ne kolltuket e
Parlamentit u treten ne nje strategji per
t’i integruar shqiptaret etnik ne token e
tyre, por me nje emer “Hajde shkojme ne
Shtip”
Alija, te qane diten dhe te vret naten,
Thaci, kur e sheh se ka bute najkund, i
ndersen kopuket dhe gazuzaxhit, e ky
Veseli, pa kurriz e mban konopin, edhe per
njerin, edhe per tjetrin. Te tre e kane
kuptuar se menyra e vetme me qene pjese e
pushtetit te Krusheviqkes eshte kercnimi,
dhuna dhe likuidimi i shqiptareve. Me nje
fjale per situaten e krijuar ne Parlament
jane pergjegjes keta tre, por s’ka kush me
i marr ne pergjegjesi per shkak se te
gjithe se bashku kane mbrotjen e shtetit
unitarist. Gjtihcka mund te bejne, por jo
te prekin edhe themelet e ketij shteti.
Per shqiptaret indiferent, ose qe jane
larguar nga keto parti: s’do mend se
fajtor jane keta tre musketar te
katastrofes. Asnje nuk mund te jete aty
viktime. Vetem per nje arsye: te gjithe
jane pjesmarres ne krimin mbi votat e
shqiptareve. Megjithate duhet te potencoj
se vet Ali kijameti nuk i ka qejf luftat
frontale, por ju ik duke i nxjerr te
tjeret, ne kete rast edhe me keq, duke
lene nje grua si Teuta Arifin ne lufte me
Thacin dhe Matoshin e gurmishte. Sa keq
per te gjithe: vertete KATASTROFE!
Thaci kercnimet i ka merak, pasi i pari
eshte qe u vendua ne sherbim te Veliqkave
dhe Pavlave dhe futi krimin ne politik.
Alija ka qejf me u zgerdhij kur dikush
rrifet ose vritet nga kriminelet e
dirigjuar nga suita e tij. Keq, vallahi
keq. Veselit, s’i behet vone, here ne
njeren, here ne tjetren… Krejt kot.
Nje kohe te gjate keta dy parti bejne
lufte ndermjet veti. Mjafton te shikosh
faqet e tyre ne internet dhe e tera behet
kijamet. As njera e as tjetra punet nuk i
kane per mashalla. Nje rrahje e tille ne
Parlament me shume ju ka desht Thacit.
Arsyet jane te qarta. Cdo gje ishte nen
kontroll. S’ka incizime te plota! Te
pavarura jane shume pak. Te tjerat jane ne
sherbim te shtetit unitarist. Kujtoni
kangjat dhe kercimin e Ljubishes para
mediave. Dmth: krejt skenar i
parapergatitur. Vetem ne katastrofe mund
te jeton tradhtia dhe marifetet e pista.
Kurse njerzit e Alise prej moti ja kane
mbledh bejt Veselit pasi ai prishi niqahin
me ta. Keta te Alise venduan niqah me
Veselin edhe pse vet ata e quajten
kryespiun te UDB-es. Me sa dij une niqahi
prishet kur dashnia eshte e paqendrueshme,
mirepo dhuna ne dashni eshte marrezi qe
perfundon me tragjedi!
Ne kete rrahje nuk u kursyen as gazetaret.
Edhe sulmet kunder gazetareve ishin te
koordinuara mire. Per gazetaret e ALSAT-it
qe nuk kontrollohen nga Thaci ishin
venduar ne dispozicion Alfat. Te mos
lejohet incizimi dhe percjellja e ngjarjes.
Kurse per Lirim Dullovin u kujdesen
sherifat e BDI-se. Une personalisht e
denoj ashper sulmin mbi gazetare edhe
atehere kur ata vendohen ne sherbim te
politikes. Por, ne kete rast, doren ne
zemer, ALSAT-i eshte me objektiv dhe me i
pranueshem per shqiptaret ne Iliride.
Kurse gazeta Koha me teper shihet si
zedhenese e qeverise unitariste te Shkupit
dhe marifeteve te Thacit. Kurse dora e
zgjatur mbi Lirim Dullovin patjeter te
denohet dhe sulmuesi bashke me sojsezin e
BDI-se te sillen para drejtesise.
Eshte fakt se PDSH eshte ne disorej, ne
grusht te Gruevskit, kurse kreu i saj ne
lufte me krejt shqiptaret qe nuk mendojne
si ta. Para nje jave ne ALSAT lideri i
Bashkimit Demokratik Shqiptar Mr. Bardhyl
Mahmuti paralajmeroi se Maqedonia me kete
logjike nuk mund te integrohet ne Perendim.
Luften Gruevski – Cervenkovski e quajti
lufte mjegullash. Ai i paraqiti
statistikat dhe perqindjen e shqiptareve
neper institucione qe nuk permbushin as
minimalen e standardeve te Bashkimit
Evropian. Keta statistika nuk i kemi
degjuar kurre nga Alija dhe Thaci pasi ata
dy na kane folur vetem per rezultatet e
marreveshjes Krusheviqka. Kurse partia e
Mr. Bardhyl Mahmutit keto standarde i sheh
ne kuader te te drejtave te qytetareve qe
duhet te realizohen dhe te mos politizohen
nga partite shqiptare. Ndersa gjendjen e
paraqiti si teper dramatike qe mund te
pershkallzohet ne cdo moment. Ai reagoi
ashper kunder ekpeditave policore ne tokat
shqiptare, kunder vrasjeve te pakuptimta
ne Kumanove, kunder sulmeve te qeverise se
Shkupit mbi bizneset shqiptare, kunder
revanshizmit te PDSH-se mbi BDI-n, kurse
tani edhe mbi anetaret e Bashkimit
Demokratik Shqiptar, kunder largimeve te
shqiptareve nga puna vetem pse s’kane
libreza te PDSH-se, kunder ligjit zgjedhor
dhe ne fund u dha nje mesazh deputeteve
shqiptare se ne qofte se votojne ligjin
zgjedhor te propozuar nga Gruevski si mund
te quhen nga shqiptaret dhe cka mund te
ndodh me ta ne te ardhmen.
Paraqitja e Mr. Bardhyl Mahmutit erdhi ne
javen e pare te Ramazanit, si reagim
kunder qeverise unitariste te Shkupit.
Edhe pse partia e tij pate deklaruar se
gjate tere muajit te Ramazanit bashke me
qytetaret e besimit Islam do te kene nje
lutje te perbashket: Zoti te na pranoj
ibadetet! Por dinsezet e kreut te PDSH-se
nuk te lene te qete dhe rehat edhe ne
Ramazan. Kurse sojsuzet e kreut te BDI-se
nuk mund ta paramendojne veten pa kolltuk
dhe pa Veselin ne preher. Te dy palet me
kete rrahje percjellin nje mesazh: Mos u
mirrni ju te tjeret me politike, politika
eshte e keqe! Mos formoni ju te tjeret
parti, partite i kemi zaptuar ne! Mos u
thirrni ne te drejtat kombetare, sepse te
drejtat tona jane realizuar me neve ne
kornizen Krusheviqka ne Oher.
Me nje fjale, me kete rrahje, dinsezat dhe
sojsezat perpiqen t’i largojne shqiptaret
tjere nga politika, tua gerdisin politiken,
te mos angazhohen politikisht se nuk dijne,
nuk jane te civilizuar, jane primitive dhe
zgjedhesit shqiptar t’i bindin se nuk ja
vlen te dilet ne zgjedhje pasi s’kan per
kend te votojne, kurse vete ata sipas
qejfit t’i mbushin kutite aty ku banditet
e tyre jane me te forte. Shume keq,
vallahi keq, por shqiptaret te shtyre nga
kjo e keqe dhe duke besuar ne kualitetin e
rinise shqiptare kane themeluar shpresa te
reja, qe Alija dhe Thaci, te dy te mbushur
haram me djersen e popullit, do te
perpiqen te behen pengesa, por kot do ta
kene.
Rrahja ne Parlament eshte rrahje mes
komiteve te Alise dhe vojvodeve te Thacit.
Ata nuk e kane shume gajle per qytetaret
pasi cdohere i kane konsideruar vetem
turma dhensh qe mund t’u vidhet vota sa
here qe duan ne zgjedhje permes kercnimeve
te banditeve partiak. Kjo rrahje eshte
sikur ajo fjale e njohur:”Zoti t’marrofte
ftyren ne diten e Pazarit.” Kurse ne Shkup
te marten cdo here eshte dite Pazari! Ju
qytetar shqiptar ne token e Ilirides, ju
qe jeni me Ramazan, ju e dini forte mire
se “edhe katili edhe maktuli jane ne
zjarrin Havije” Ne kete rrahje s’ka vend
per pyetjen se Kush eshte viktime e
rrahjes?, as njeri as tjetri nuk jane race
e Abilit, por race e Kabilit, te gjithe
jane per t’u denuar me moralin e pastert
shqiptar. Viktima jemi ne qe i kemi lene
deri sot me luajt me fatin tone. Sa ma
shpejt qe t’i largojme keta dinseza dhe
sojseza, aq ma mire per ne…
Musa Lamallari
26/09/2007
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|