Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

 
 

www.musalamallari.com
Forumi im në AlbaNur
Ju të nderuar miqë dhe lexues shqiptar keni mundësi të shkruani përshtypjet e juaj duke klikuar këtu..>> Ose, ju mund të leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim në AlbaNur

Nga origjina
Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Rapsodet Shqiptar

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Salih Bajram Krasniqi
Rizah Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Tahir Drenica
Hashim Shala
Feriz Krasniqi
Fatime Sokoli

Ibish Mulaku
Arif Vladi
Liti dhe Biti
Bijt e Sefe Mleqanit
Perparim Brati
Lan Dobra
Isa Llapceva
Ilir Shaqiri

Mhill Krasniqi
Nikolle Nikeprelaj
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Qetaj

Vellezerit Gashi & Gazi
Rifat Draga
Enver Batllava
Halit Gashi
Vellezerit Lleshi
Fehmi Kastrati
Grupi Dumoshi
Rrahman Hasani
Nysret Haxha
Rapsodet e Lumes
Kadri Ismaili
Abaz Aliu
Shaban Baksi
Shaqir Cervadiku
Rifat Berisha
Mahmut Ferati
Dida Qela Kovaqi
Shkelzen Jetishi Xeni

Me teper folklor Ketu!
 
Shkupi është shpirti dhe gjaku yt që nuk falen lehtë!
 
Ju mund të kërkoni materiale tjera në AlbaNurGoogle!
Tallkini Shqip
Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Riker ne Maqedoni

Burmali Xhamia dhe fundi i politikes pakurrizore Shqiptare...

Kycja,ckycja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Artikuj tjera nga Musa Lamallari, kliko Ketu!

Ne xhep kam nje Talkin Shqip per Petrit Menaj

 

Si nje shqiptar, qofsha edhe ne Inglitere, me krenari pranoj se kam ndjek shkollat fetare islame dhe ne jete kurre nuk kam qene komunist, kurse per punet e mia pres: Allahu te jete i kenaqur, qe eshte Zot i boterave, qe i njohim dhe nuk i njohim, Zot qe fali mekatin e Ademit, mori ne mbrotje Nuhin, degjoi zerin e Jonusit ne barkun e peshkut, urdheroi zjarrin te behet i ftohur per Ibrahimin, rriti Musaun ne pallatin e Faraonit, perkunder endrres se tij dhe ne fund ia hapi 12 rruget e begatise dhe ndertimit te shtetit Beni Israile, eshte nje hyrje e shkurte e fillimit te pergjigjes se vjershave xhahile te Petrit Menaj, qatibit te Ali Ahmetit.

Kjo hyrje eshte hyjnore ne pergjigjen time te fundit per Petrit Menaj para termetit te 5 korrikut, nje hyrje qe me meson te respektoje qeniet njerzore deri ne skajshmerine e Jezu Krishtit, nuk do t’i lejoj vetes te bije ne kurthen e djallit dhe te behem arrogant per vjershat xhahile te Petrit Menaj. E kuptoj poziten e tij te mjere se ku ka rene ai dhe padituria e tij ne polemike me mua, e dergon ne seancen e kronologjise se Iblisit: “Ushtare i vendit tim” (edhe pse ja kam terhjekur verejten nje vit perpara ne letren personale qe ia kam adresuar ne zyret e BDI-se: mos u fryj si kfasaci 5 leke!) Krahaso pergjigjen e Iblisit me rastin e krijimit te Ademit:”Une jam nga Zjarri, nuk i perkulem Ademit sepse ai eshte nga dheu…Une jam krijese me e mire…” Ky eshte dallimi hyjnor mes meje dhe Menaj! Krahaso luften e Kabilit dhe Abilit, njeri me fe te korruptuar dhe tjetri me perkushtim ndaj Zotit! Merr abdest Petrit Menaj kur te lexosh librat e mi!

Pas pergjigjeve telepatike te mia nga Londra, tere paria udhehqese e BDI-se eshte ne panik, ne krize dhe rruges ne udhetime zyrtare ndalen ne nje qender evropiane per te bind miqte e mi: “Duhet ta dojme Maqedonin per shkak te pavaresise se Kosoves” Sipas logjikes se tyre Maqedonia qenka faktor kryesor per pavaresine e Kosoves dhe jo trendet e reja te politkes globale dhe gjendja faktike e shqiptareve qe ka detyruar fuqite e vendosjeve politike te pranojne kerkesat e shqiptareve per pavaresi… Jo rastesisht edhe faqja e tyre zyrtare e BDI-se “…duke treguar plumba” ne internet mirret me Musa Lamallari si top lajm i te arriturave te tyre gjate kater vjeteve sa ka qene BDI ne pushtet. Vertete, gjynah, por, a jam i obliguar çdohere t’u rikujtoj termetin gjynahqareve?

Jo! Termetet jane kader i Allahut. Veprimet pasoje e sebepeve. Lajmi eshte pergezim se romaket do te mundin ne beteje persianet! Kurse sebepet e krijuara nga gjynahqaret e BDI-se dhe plumbat e qatibit te tyre Menaj, me rikujtojne nje hadis te Pejgamberit (S.A.V.S) per cilesit e mynafikut: “Kur flet: rren, kur premton: mashtron, kur zotohet: ç’zotohet, kur armiqesohet, eksplodon…” Pasi mesimet hyjnore shume shekuj me pare me kane treguar per kategorine e gjynahqareve te tipit Menaj, kesaj radhe do ta kendoj TALLKININ SHQIP si nje pergezim per te gjallit ne ceromonin mortore te qatibit te BDI-se. Para se ta kendoj TALLKININ SHQIP, e pranoj mendimin e selefit ne Maqedoni se TALLKINI nuk eshte farz, as synet, por eshte bidat… Kurse ne rastin e kesaj ceremonie mortore eshte bidat i mire, per arsye se u kendohet te gjalleve te rrasur gjynah deri ne fyt.

Duke punuar si hoxhe ne Shkup dhe rrethine sipas doktrines se medhhebit Hanefi, qe kam respekt te vaçante per qendrimin e tij perpara kalifit, kur refuzon oferten qe te behet kadi dhe ne vend te saj zgjedh burgun, une sot ndoshta ne pozite me te relaksuar per Petrit Menaj dhe BDI-n kam versionin e ri te TALLKINIT SHQIP:

O Petrit, i biri filan… (tri here)

Thuaj se nga kjo bote do te dale me deshmine se nuk ka zot tjeter, perveç Allahut, qe eshte Nje dhe nuk ka shoq per te dhe se Muhamedi (S.A.V.S) eshte Pejgamberi im, i cili duhet ta besohet dhe degjohet per lajmin qe ty ta dha:

se xheneti eshte hak,
se xhehnemi eshte hak,
se ringjallja eshte hak,
se kijameti eshte hak,
se nje dite do vdesim dhe te gjithe ne Diten e Gjykimit do te peshojme ne kandar me qellimin e veprave tona…

Thuaj, gjithashtu:
se Kur’ani ka qene libri im, me te cilen jeten time e çova dhe e perfundova…kurse kible e kam pasur Qaben…

O Petrit, i biri filan… (tri here)

Ne gropen e varrit kur ty do te vizitojne dy engjujt e afert (Pergezuesi dhe Qortuesi) me urdherin e Allahut te Gjithmeshirshem dhe ty do te pyesin:

per zotin tend,
per pejgamberin tend,
per fene tende,
per imanin tend
dhe per kiblen tende?

Mos u frikeso dhe mos u pikello prej ketyre dy engjujve, por thuaj para tyre me nje gjuhe te pastert shpirterore:

Allahu eshte Zoti im,
Muhamedi (S.A.V.S) eshte Pejgamberi im,
Islami eshte Feja ime,
Qabja eshte Kiblja ime,
Namazi eshte obligimi im
dhe besimtaret jane vellezerit e mi…

Dhe thuaj nga thellesia e shpirtit se s’ka zot tjeter, perveç Allahut ku ti duhet te mbeshtetesh dhe se Ai eshte Zot i amshimit me te madh…

O Petrit, i biri filan… (tri here)

Thuaj nuk ka zot tjeter, perveç Allahut dhe se Muhamedi (S.A.V.S) eshte i derguar i Allahut.

O Allah, lesho rahmet mbi kete merhum, pastroje dhe falja gjynahet. Bashkoje me shpirtrat e njerezve te mire, me shehidet qe ne lufte kane pasur qellimin te arrijne kenaqesine e Allahut dhe ju te xhepit dhe barkut. Largoja friken dhe qetesoje se sot askush nuk mund t’i ndihmoje perveç Teje, o Allah!

Xhemati:
A M I N

 

Hoxha: (Tash e kam kuptuar dhe vetem ne keso raste njeriu bindet se selefi e ka mire per Tallkinin, po ju kendojka gjithesecilit!)

O vellezer, te gjithe duhet ta kujtojme naten e varrit dhe sa me shpejt te largohemi nga gjynahet, nga kibri dhe vjershat xhahile, nuk duhet te krijojme idole te rrejshme, te rafinirojme zotra te ri per shqiptare, duhet ta kuptojme demokracine drejte dhe lideret t’i nderrojme kur i kaplon kibri, kur punet nuk shkojne mire, kur interesi kombetar varet nga nje marreveshje me perqindje, kur varferia troket ne çdo dere shqiptare, kur vlerat kombetare dhunohen me vjersha xhahile ne favor te nje klani, kurse te tjeret shpallen demode dhe hiqa.

Deri sa individet, njerezit e perbejne popullin, ata kane nevoje per liri, per dinjitet dhe respekt ne percaktimet e tyre, per te kerkuar nje jete me te mire, nje zhvillim me te begatshem, nje pozite te dores qe jep dhe jo te dores qe pret, atehere populli nuk eshte zot sepse ka nevoje per te gjitha keto, e ne te gjithe kemi nevoje per nje dinjitet me te forte politik, social, ekonomik se çfare e kemi sot. Ndaj ne demokraci ekziston opozita per allternativa te reja ne udheheqje.

Dhe, ne fund, o vellezer, para se te ndahemi nga ky merhum, dine hak se Zoti do t’u ndihmoje qe pa kryengritje te nderroni liderat e kibrit dhe te ktheni sigurine dhe paqen ne mesin e juaj. Te jeni te bindur se fytyrat e juaja do te buzeqeshin embel ne mengjesin e 6 korrikut te vitit 2006.
AMIN!

 

3 /05/ 2006

 

Musa Lamallari, Londer

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Albanian Hotels

Chat Shqip | Shqiperia | Albanian Big Brother | Stupcat Humor | Portokallia | Tirana Sot | Sporti Shqiptar | Chelsea Points | Radio Shqiptare | Shitblerje

Regjistrohu FALAS ne AlbaNur Forum

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster